SpiritualGiftsTest.com

TESTI I DHUNTIVE FRYMËRORE TË TË RINJVE

“Romakëve” 12:3 thotë: "Sepse, nëpërmjet hirit që më është dhënë, i them secilit që është mes jush të mos mendojë më lart sesa duhet të mendojë, por të mendojë në mënyrë të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit." Për të përftuar rezultatin më të saktë, përgjigjju secilës deklaratë të mëposhtme sipas asaj që je, jo sipas asaj që do të doje të ishe apo që mendon se duhej të ishe. Sa të vërteta janë këto deklarata për ty? Çfarë ke përjetuar? Çfarë të thonë të tjerët? Deri në ç’shkallë pasqyrojnë këto deklarata prirjet e tua të zakonshme? Secila pyetje është shumë e rëndësishme kështu që përpiqu të mos lësh asnjë prej tyre pa përgjigje. Kur të kesh mbaruar, kërcit tek butoni Pikavarazhi i Testit në fund, për të parë rezultatin tënd.

1. Unë mund të organizoj shokët e lagjes apo të klasës për të realizuar një qëllim apo një detyrë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

2. Unë mund të kuptoj nëse një deklaratë është nga Shkrimi apo jo.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

3. Unë kuptoj mirë Ungjillin, dhe lehtësisht mund t’ua komunikoj të tjerëve.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

4. Unë besoj se të tërë kanë nevojë për inkurajim në këtë jetë, dhe mua më pëlqen shumë të shërbej në këtë drejtim.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

5. Unë kam bindje të madhe që Perëndia është i angazhuar dhe i përfshirë personalisht në jetën time.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

6. Unë nuk harxhoj paratë e mia për gjëra që nuk më nevojiten me qëllim që t’i jap më shumë Perëndisë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

7. Unë kam ëndrra të mëdha që ta jetoj jetën time për Perëndinë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

8. Unë ndjej dhembshuri për ata të cilët po përballen me sfida të vështira në jetë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

9. Unë gjithmonë lutem për të tjerë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

10. Unë e kam për kënaqësi të bëj detyra të përditshme të cilat mbështetin shërbesat e ndryshme të kishës.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

11. Unë kaloj shumë kohë duke studiuar Biblën me qëllim që të bëjë ndryshim në jetën e dikujt.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

12. Unë mund të krijoj dhe të zbatoj lehtësisht një plan për të realizuar diçka.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

13. Unë dëgjoj me kujdes asaj që njerëzit thonë dhe japin mësim me qëllim për të dalluar nëse është e vërtetë apo jo.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

14. Unë ndjej një barrë të rëndë për ata të cilët janë të humbur e pa Jezusin.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

15. Kur shoh dikë të dekurajuar, unë i kujtoj që Perëndia është i madh dhe sa shpesh Ai ka premtuar se do të kujdeset për të.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

16. Unë i besoj plotësisht Perëndisë se Ai do t’u përgjigjet lutjeve të mia në përputhje me vullnetin e Tij të përsosur.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

17. Mua më pëlqen shumë të jap para të ndihmoj Kishën të shpërndaj Ungjillin.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

18. Kam qejf të krijoj synime dhe t’i arrij ato, edhe pse të tjerë i kundërshtojnë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

19. Unë i konsideroj të sëmurët dhe nevojtarët si njerëz që kanë më shumë nevojë për dashurinë dhe ngushëllimin që Jezusi ofron.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

20. Unë pëlqej shumë të ndihmoj të tjerë të mësojnë dhe të rriten në besimin e tyre.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

21. Unë dal me gëzim vullnetar për të ndihmuar në kishë kur e di që ndihma ime do të plotësojë një nevojë praktike.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

22. Kur jap mësim për Biblën njerëz janë angazhuar dhe duan të mësojnë më tepër.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

23. Kur jam në një grup, shoh qartë si secili mund të kontribuojë për të arritur së bashku qëllimin.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

24. Unë dalloj me lehtësi kur dikush nuk është i sinqertë apo shtiret.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

25. Unë gjithmonë kërkoj mundësi për të zhvilluar marrëdhënie me jo të krishterë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

26. Unë ndjej që Perëndia më shtyn të frymëzoj ata që nuk po rriten ne besim.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

27. Unë e di që Perëndia do të më nxjerrë nga situata edhe nëse vetë nuk shikoj ndonjë zgjidhje të mundshme të problemit tim.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

28. Unë gëzohem kur di se kur unë i jap kishës, kështu njerëz do të ndihmohen dhe dëgjojnë për Jezusin.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

29. Unë nuk kam frikë që të ndërmarr rreziqe për të çuar përpara mbretërinë e Perëndisë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

30. Unë jam thellësisht i preokupuar për ata të cilët lëngojnë dhe dëshiroj t’i ndihmojmë ata që të dinë të dalin nga kohët e tyre të vështira.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

31. Marrëdhëniet janë shumë të rëndësishme për mua. Unë pa dyshim që gjej më shumë kënaqësi kur jam me njerëz të tjerë sesa kur jam vetëm.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

32. Unë pëlqej të jem në prapavijë dhe nuk e kam të nevojshme të tërheq vëmendje për shërbimin tim në kishë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

33. Unë gjej kënaqësi duke u shpjeguar gjera njerëzve që të mund të rriten në frymë dhe personalisht.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

34. Unë organizoj gjëra me qëllim që jeta ime të ecë përpara me lehtësi.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

35. Unë dalloj shpejt nëse ka një ndikim të keq apo të lig në një situatë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

36. Mua më pëlqen shumë të mësoj përmendësh vargjet e Biblës për t’i ndarë më pas me ata të cilët nuk e njohin Jezusin si Shpëtimtar të tyrin.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

37. Unë nuk kam frikë të sfidoj dikë po qe se e di se kjo do të nxisë rritje si dhe guxim frymëror në jetën e tyre.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

38. Unë me guxim ec përpara me besim po qe se ndjej që Zoti po më thotë të bëj diçka.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

39. Edhe pse unë i jap Zotit një pjesë të madhe e asaj që kam, Ai me bekon me më shumë sesa kam nevojë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

40. Mua më pëlqen shumë të ndihmoj të tjerë të rriten në dhuntitë dhe aftësitë e tyre.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

41. Mua më pëlqen shumë t’i ndihmoj njerëzit që të kalojnë përmes vështirësive të jetës e t’u tregoj atyre dhembshurinë që tregoi edhe Jezusi.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

42. Unë kujdesem për kishën dhe dua shumë që ajo të rritet e të ndërtohet në dashuri.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

43. Për t’i ndihmuar ata që janë në nevojë rreth meje, unë caktoj paraprakisht kohë dhe bëj përpjekje me sa mundem.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

44. Unë e urrej kur dikush përdor vargjet e Biblës duke i nxjerrë nga konteksti për qëllimet e veta.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

45. Unë kujdesem për hollësitë kur punoj në një projekt.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

46. Unë shpesh herë mund ta dalloj nëse dikush është duke u treguar mashtrues apo jo i ndershëm përpara se kjo t’u bëhet e dukshme të tjerëve.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

47. Mua më pëlqen shumë të ndaj atë që Krishti ka bërë në jetën time si dhe se si Ai më ka ndryshuar.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

48. Të tjerët më kanë thënë se fjalët e mia i kanë nxitur të bëjnë hov e të rriten në besimin e tyre.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

49. Edhe kur kohët janë të vështira, unë besoj që Perëndia do të më ngushëllojë e të më sigurojë për nevojat e mia.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

50. Kam një dëshirë të madhe që Perëndia të kënaqet me mënyrën se si unë përdor paratë e mia.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

51. Njerëzit shpesh presin prej meje për të drejtuar një grup apo projekt në shkollë apo në kishë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

52. Unë kam nam si person që “kujdeset shumë” dhe që ndihmoj të tjerët kur janë në nevojë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

53. Unë dua për të parë çdo person në kishë duke u përmbushur Porosinë e Madhe.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

54. Nëse dalloj një nevojë në kishë, unë thjesht e plotësoj atë pa m’u kërkuar.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

55. Unë i kushtoj vëmendje fjalëve që njerëzit përdorin për shkak se çdo fjalë është e rëndësishme dhe ka kuptim.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

56. Unë di si të menaxhoj kohën time mirë e se si të kryej detyrat e ditës.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

57. Unë i shikoj gjërat qartë si ose të mira ose të këqija, si ose të drejta ose të gabuara, si ose të vërteta ose të pavërteta.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

58. Unë ndihem se duhet t’u them shokëve te mi për Jezusin, sidomos ata që nuk shkojnë ne kishë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

59. Kur të tjerët përballen me probleme të vështira, unë me bindje të plotë u tregoj atyre për besnikërinë e Perëndisë ndaj popullit të Tij.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

60. Unë nuk shqetësohem shpesh se e di që Perëndia është i fortë dhe që Ai do më ndihmojë në çdo problem që kam.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

61. Unë kërkoj për mënyra si e si t’i ndihmojë personalisht të varfrit dhe nevojtarët.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

62. Unë nuk kam frikë që të ngrihem dhe të marr përgjegjësi në një situatë të vështirë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

63. Unë kërkoj ata që janë të dëbuar prej shoqërisë dhe i ndihmoj të rimëkëmbin jetën e tyre.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

64. Ungjilli i Jezus Krishtit është gjëja më e rëndësishme në jetën dhe në shërbesën time.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

65. Unë besoj se kryerja e punëve të zakonshme në kishë, ka një rëndësi të përjetshme.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

66. Kur studioj Biblën, zbuloj gjithmonë gjëra të reja dhe interesante për Ungjillin.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

67. Dhoma ime është gjithmonë e pastër dhe e rregulluar.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

68. Të tjerët më kanë thënë se gjykimet e mia për karakterin e njerëzve, kanë dalë të sakta.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

69. Pjesa më e madhe e bisedave të mia me jo të krishterët, më nxjerrin tek besimi im në Jezusin.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

70. Nëse shoh njerëz që po kalojnë nëpër vështirësi për sa i takon besimit të tyre, unë u flas e i nxis ata që të kujtojnë çfarë Zoti ka bërë e të kthehen në gëzimin që Ai na ofron.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

71. Unë i inkurajoj gjithnjë të tjerët t’i besojnë Perëndisë në gjithçka.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

72. Kur marr ndonjë para, gjëja e parë që bëj është të kërkoj nga Perëndia sa dhe si Ai dëshiron që unë të jap.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

73. Unë përqendrohem më tepër tek tabloja e përgjithshme sesa tek hollësitë e vogla.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

74. Të tjerët kanë thënë se unë i kam ngushëlluar dhe u shërbyer atyre në një pikë të ulët të jetës së tyre.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

75. Unë nuk kërkoj që të jem në qendër të vëmendjes, por besoj se Perëndia po më përgatit mua t’u shërbej të tjerëve.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

76. Unë gjej gëzim në të qenurit një ndihmues dhe asistues i të tjerëve në shërbesat e tyre.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

77. Shpesh herë, Fryma e Shenjtë më jep pikërisht fjalët e duhura për të thënë kur unë jam duke dhënë mësim për diçka.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë