SpiritualGiftsTest.com

TESTI I DHUNTIVE FRYMËRORE TË TË RRITURVE

“Romakëve” 12:3 thotë: "Sepse, nëpërmjet hirit që më është dhënë, i them secilit që është mes jush të mos mendojë më lart sesa duhet të mendojë, por të mendojë në mënyrë të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit." Për të përftuar rezultatin më të saktë, përgjigjju secilës deklaratë të mëposhtme sipas asaj që je, jo sipas asaj që do të doje të ishe apo që mendon se duhej të ishe. Sa të vërteta janë këto deklarata për ty? Çfarë ke përjetuar? Çfarë të thonë të tjerët? Deri në ç’shkallë pasqyrojnë këto deklarata prirjet e tua të zakonshme? Secila pyetje është shumë e rëndësishme kështu që përpiqu të mos lësh asnjë prej tyre pa përgjigje. Kur të kesh mbaruar, kërcit tek butoni Pikavarazhi i Testit në fund, për të parë rezultatin tënd.

1. Unë kam aftësi në organizimin e njerëzve për të realizuar shumë detyra dhe objektiva të ndryshme.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

2. Mua më pëlqen të marr iniciativa e të nis projekte të reja.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

3. Unë mund të përcaktoj lehtësisht nëse një deklaratë qëndron në raport me Shkrimin apo jo.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

4. Unë mundem që me qartësi dhe efikasitet t’u komunikoj Ungjillin të tjerëve.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

5. Unë besoj se të tërë kanë nevojë për inkurajim në këtë jetë, dhe mua më pëlqen shumë të shërbej në këtë drejtim.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

6. Unë jetoj me bindje e dijeni të plotë që Perëndia është i angazhuar dhe i përfshirë nga afër në jetën time.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

7. Unë kam një mënyrë të thjeshtë jetese kështu që mund të jap një pjesë më të madhe të të ardhurave të mia për punën e Zotit.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

8. Njerëzit shpesh herë më pyesin për pikëpamjen apo interpretimin tim rreth pasazheve specifike të Shkrimit.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

9. Më kanë thënë se jam “ëndërrimtar”.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

10. Unë kam ndjeshmëri të madhe për ata të cilët po përballen me sfida të vështira në jetë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

11. Unë jam shumë protektiv për mirëqenien frymërore të të tjerëve.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

12. Nganjëherë, Perëndia më ka dhënë një mesazh për një individ apo grup dhe më ka shtyrë që t’ua them.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

13. Unë e kam për kënaqësi të bëj detyra të përditshme të cilat mbështetin shërbesat e ndryshme të kishës.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

14. Unë kaloj kohë shumë të madhe duke studiuar Fjalën e Perëndisë duke ditur se përpjekja ime do të bëjë ndryshim në jetën e dikujt.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

15. Unë shpesh herë kam kuptime të thella e të dobishme në situata të cilat nuk janë bërë të qarta për të tjerët.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

16. Unë mund të shikoj qartë çfarë duhet bërë e zbatoj një plan për ta bërë që të ndodhë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

17. Unë jam i gatshëm të ndërmarr rreziqe për mbretërinë e Perëndisë që të tjerët mund të mos i marrin.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

18. Unë u kushtoj vëmendje asaj që njerëzit thonë si dhe mënyrës se si e thonë, veçanërisht ata që japin mësim.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

19. Unë ndjej një barrë dhembshurie për ata të cilët janë të humbur e pa Jezusin.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

20. Kur njerëzit janë të dekurajuar, unë u kujtoj fuqinë dhe premtimet e Perëndisë që gjenden në Shkrim.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

21. Unë i besoj plotësisht Perëndisë se Ai do t’u përgjigjet lutjeve të mia në përputhje me vullnetin e Tij të përsosur.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

22. Unë jap vazhdimisht dhe me gëzim prej të ardhurve të mia, shpesh më shumë se të dhjetën.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

23. Fryma më ka sjellë në mendje informacione të cilat kam patur mundësi t’i përdor për t’u shërbyer të tjerëve me efikasitet.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

24. Unë kam një vizion për kishën apo shërbesën time dhe e di se çfarë duhet bërë për ta realizuar.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

25. Unë i konsideroj të sëmurët dhe nevojtarët si ata që kanë më shumë nevojë për dashurinë dhe ngushëllimin që Jezusi ofron.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

26. Unë pëlqej shumë të kaloj kohë duke ushqyer dhe udhëzuar të tjerët rreth besimit të tyre.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

27. Ka patur raste kur kam marrë një zbulesë nga Zoti dhe ia kam thënë atë kishës.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

28. Unë dal me gatishmëri vullnetar për të ndihmuar në kishë kur e di që ndihma ime do të plotësojë një nevojë praktike.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

29. Unë komunikoj me efektivitet Biblën në mënyra që ndikojnë dhe i motivojnë të tjerët për të mësuar më tepër.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

30. Unë kam mësuar nga përvojat e mia në jetë dhe shpesh herë mund t’i udhëzoj të tjerët të cilët po përballen me vështirësi të ngjashme apo sfidat që kam kaluar.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

31. Unë jam i zoti në delegimin e përgjegjësive dhe u besoj të tjerëve për “bërjen e punëve të tyre."

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

32. Unë mund t’u shërbej me efikasitet njerëzve në kultura të ndryshme.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

33. Unë gjykoj shpejt dhe saktë karakterin e personit.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

34. Unë kërkoj për mënyra se si të ndërtoj marrëdhënie me jo të krishterët në mënyrë që Zoti të më përdorë për të ndarë Ungjillin me ta.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

35. Unë ndjej një detyrim të brendshëm për të sfiduar dhe frymëzuar për rritje ata që janë në vendnumëro me besimin e tyre.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

36. Unë e di që Perëndia do të më nxjerrë nga situata edhe nëse vetë nuk shikoj ndonjë zgjidhje të mundshme të problemit tim.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

37. Kur unë jap, kjo më jep një gëzim të madh duke ditur se më shumë njerëz do të shërbehen dhe preken me Ungjillin.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

38. Unë e studioj rregullisht Biblën me qëllim për të ndarë të vërtetën me të tjerët si brenda ashtu edhe jashtë kishës.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

39. Unë nuk kam frikë që të ndërmarr rreziqe për të çuar përpara mbretërinë e Perëndisë nëpërmjet kishës apo shërbesës time.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

40. Unë jam thellësisht i preokupuar për ata të cilët lëngojnë dhe dëshiroj t’i ndihmojmë ata që të dinë të dalin nga kohët e tyre të vështira.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

41. Unë dëshiroj të ndihmoj të plagosurit dhe të humburit që të gjejnë shërim dhe strehë në Jezus Krishtin.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

42. Zoti më ka dhënë në mënyrë spontane informacion rreth një individi, informacion me të cilin unë jam ndjerë i detyruar t’i konfrontoj me qëllim për t’i rikthyer ata tek Perëndia.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

43. Unë pëlqej të jem në prapavijë dhe nuk e kam të nevojshme të tërheq vëmendje për shërbimin tim në kishë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

44. Unë jam në gjendje që të shpjegoj të vërteta të thella teologjike në mënyra të cilat edhe një fëmi mund t’i kuptojë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

45. Unë shpesh i ndihmoj njerëzit duke ofruar mësime dhe parime frymërore si zgjidhje ndaj sfidave të ndryshme të jetës.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

46. Mua më pëlqen të krijoj mënyra për t’i bërë gjërat që të rrjedhin në mënyrë efikase në jetën dhe punën time.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

47. Perëndia më ka dhënë ndikim mbi një sërë shërbesash të ndryshme dhe/ose kishash.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

48. Unë mundem që aty për aty të ndjej armikun apo një ndikim demonik në një situatë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

49. Mua më pëlqen shumë të mësoj përmendësh Shkrimin për ta ndarë me ata të cilët nuk e njohin Jezusin si Shpëtimtar.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

50. Unë nuk kam frikë të sfidoj dikë po qe se e di se kjo do të nxisë rritje si dhe guxim frymëror në jetën e tyre.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

51. Unë me guxim bëj përpara në një situatë po qe se e ndjej thirrjen dhe mbështetjen e Perëndisë për të vepruar kështu.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

52. Unë besoj se jam bekuar financiarisht, në mënyrë që të mund të jem një bekim për kishën dhe misionin e saj për të arritur të humburit e për të ndihmuar të varfrit.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

53. Unë mbaj mend pjesën më të madhe të asaj që kam mësuar dhe mund ta kujtoj shpejt kur më duhet.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

54. Unë mundem që aty për aty të identifikoj drejtues dhe më pëlqen shumë t’i ndihmoj ata që të rriten në dhuratat dhe aftësitë e tyre.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

55. Mua më pëlqen shumë t’i ndihmoj njerëzit që të kalojnë përmes stuhive të jetës e t’u tregoj atyre dhembshurinë që tregoi edhe Jezusi.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

56. Unë kujdesem për kishën dhe bëj gjithçka që mundem për ta parë të rritet e për t’u ndërtuar në dashuri.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

57. Perëndia më ka vënë në mendje çështje urgjente të cilat ndryshe do të mbeteshin të panjohura të cilat unë ia kam shpallur kishës.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

58. Unë caktoj kohë gjatë javës për t’i ndihmuar ata që janë në nevojë në kishën dhe komunitetin tim.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

59. Unë e urrej kur dikush përdor Shkrimin duke e nxjerrë nga konteksti për qëllimet e veta.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

60. Unë mund ta shikoj kur një vendim apo veprim i një grupi apo individësh do t’i çojë, dhe ofrova t’i udhëheq ata në drejtimin e duhur.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

61. Për mua hollësitë janë të rëndësishme dhe unë i kushtoj vëmendje të veçantë atyre për t’u siguruar që gjërat bëhen në mënyrë të saktë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

62. Unë jam i kualifikuar dhe në gjendje që të hap e drejtoj një kishë apo shërbesë të re.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

63. Unë shpesh herë mund ta dalloj nëse dikush është duke u treguar mashtrues apo jo i ndershëm përpara se kjo t’u bëhet e dukshme të tjerëve.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

64. Mua më pëlqen shumë të ndaj atë që Krishti ka bërë në jetën time si dhe se si Ai më ka ndryshuar.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

65. Të tjerët më kanë thënë se fjalët e mia i kanë nxitur të bëjnë hov e të rriten në besimin e tyre.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

66. Edhe kur kohët janë të vështira, unë i besoj plotësisht Perëndisë për të më ngushëlluar e për të siguruar për nevojat e mia.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

67. Administrimi është një disiplinë e rëndësishme në ecjen time të përditshme me Krishtin.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

68. Mua më pëlqen shumë të ndaj me të tjerët, të vërtetën dhe të thellat që Perëndia më ka treguar.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

69. Njerëzit shpesh presin prej meje për të drejtuar një grup apo projekt.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

70. Unë kam nam si person që “kujdeset shumë” dhe që ndihmoj të tjerët kur janë në nevojë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

71. Unë jam i dëshiruar për të parë çdo person në kishë të përmbushë Porosinë e Madhe.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

72. Unë papritur kam marrë një mesazh nga Perëndia i cili është specifik për grigjën tonë dhe e kam ndarë atë për ndërtimin e të tërë kishës.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

73. Nëse dalloj një nevojë në kishë, unë thjesht e plotësoj atë pa m’u kërkuar.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

74. Unë i kushtoj vëmendje fjalëve që njerëzit përdorin për shkak se çdonjëra prej tyre është e rëndësishme dhe ka kuptim.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

75. Unë e pres me përulësi rastin kur dikush kërkon udhëzim prej meje, kështu që i kushtoj kujdes të madh për të dhënë ndihmesën time.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

76. Unë e menaxhoj me mençuri kohën time.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

77. Unë kam një dëshirë të fortë për të ngritur drejtues dhe pastorë të cilët do të pajisin kishën.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

78. Për mua gjërat kanë prirjen të jenë më shumë bardhë e zi; Unë i shikoj gjërat si ose të mira ose të këqija, si ose të drejta ose të gabuara, si ose të vërteta ose të pavërteta.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

79. Unë nuk kam frikë t’u kërkoj njerëzve që të besojnë se Krishti vdiq për mëkatin e tyre e që ta rrëfejnë Atë si Zot dhe Shpëtimtar.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

80. Kur të tjerët përballen me situata të vështira, unë me guxim u tregoj atyre për besnikërinë e Perëndisë ndaj popullit të Tij.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

81. Unë nuk shqetësohem shpesh për shkak të bindjes time të fortë tek aftësia dhe gatishmëria e Perëndisë për të më ndihmuar në çdo rrethanë timen.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

82. Unë kërkoj për mënyra si e si t’i ndihmojë të tjerët financiarisht e që të ndajmë dashurinë e Krishtit me ta.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

83. Unë jam në gjendje që të tregoj të vërtetën si dhe realitetet e Ungjillit për të tëra aspektet e jetës.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

84. Unë nuk kam frikë që të ngrihem dhe të marr përgjegjësi në një situatë krize.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

85. Unë i ndjek ato që konsiderohen “kauza të humbura” dhe i ndihmoj të rimëkëmbin jetën e tyre.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

86. Ungjilli i Jezus Krishtit është themeli i jetës dhe shërbesës time.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

87. Të tjerët e kanë dalluar që shpesh herë Perëndia u ka folur qartë dhe drejtpërdrejtë atyre përmes një mesazhi që unë kam ndarë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

88. Unë besoj se kryerja e detyrave dhe shërbimeve të përditshme, ka një rëndësi të përjetshme.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

89. Mua më pëlqen shumë të zbuloj se si Ungjilli është ndërthurur përgjatë gjithë Biblës ndërkohë që unë shpenzoj gjithnjë e më shumë kohë në studim.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

90. Unë mund të shikoj lehtësisht se cili plan apo strategji është më e mira në një rrethanë të caktuar.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

91. Tryeza apo vendi im i punës është rregulluar në atë mënyrë që unë të kem afër gjithçka që kam nevojë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

92. Pastorët dhe drejtuesit e tjerë, shpesh vijnë tek unë për ndihmë dhe udhëzim.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

93. Të tjerët më kanë thënë se perceptimet apo gjykimet e mia për njerëzit, rrethanat apo deklaratat, kanë dalë të besueshme.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

94. Pjesa më e madhe e bisedave të mia me jo të krishterët, më nxjerrin tek besimi im në Jezusin.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

95. Nëse një person apo një grup është duke kaluar në vështirësi apo duke devijuar nga jeta që Perëndia ka synuar për ta, unë u flas e i nxis ata që të kujtojnë e të kthehen tek jeta e gëzueshme në Krishtin.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

96. Unë në mënyrë të vazhdueshme i inkurajoj të tjerët t’i besojnë Perëndisë në gjithçka.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

97. Unë jap me bujari dhe pa shtirje ndaj shërbesës së njerëzve të Perëndisë.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

98. Unë mundem që zakonisht të kujtoj një varg apo pasazh nga Shkrimi që gjen zbatim tek një situatë e caktuar.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

99. Unë jam më tepër “vizionar” sesa i orientuar për nga hollësitë. Unë përqendrohem më tepër tek tabloja e përgjithshme sesa tek hollësitë e përditshme.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

100. Të tjerët kanë treguar vlerësim që unë i kam ngushëlluar dhe u shërbyer atyre në një pikë të ulët të jetës së tyre.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

101. Unë nuk kërkoj që të jem në qendër të vëmendjes, por Perëndia më ka thirrur të drejtoj si bari njerëzit e Tij.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

102. Unë jam gjithnjë duke dëgjuar Frymën e Perëndisë dhe jam i hapur për të marrë çfarëdo mesazhi që Ai dëshiron që unë të ndaj.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

103. Unë gjej gëzim në të qenurit një ndihmues dhe asistues i të tjerëve në shërbesën e tyre.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

104. Shpesh herë, Fryma e Shenjtë më jep pikërisht fjalët e duhura për të thënë kur unë jam duke mësuar një individ apo një grup.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë

105. Unë mund të shikoj shpesh herë përtej pështjellimit apo konfliktit në një situatë dhe të siguroj një zgjidhje praktike dhe të bazuar tek Shkrimi për të.

Asnjëherë    0       1       2       3       4       5     Gjithmonë